Wednesday, 8. July 2026
Sport

Lautaro Martinez vlerëson Messin: Meriton gjithçka, është lojtari më i madh në histori

GS 07/07/2026 2 Min. Lesezeit

Në rikthimin e çmendur të Argjentinës kundër Egjiptit, Lautaro Martinez ishte një nga lojtarët kyç. Kapiteni i Interit dha asistin vendimtar për golin e fundit të Enzo Fernandez që vulosi avancimin e ekipit në çerekfinale. Në intervistat pas ndeshjes, sulmuesi tha: “Frikë kur ishim 0-2? Patjetër që ndjemë shumë emocione në fund, sepse duke qenë 0-2 dhe me kaq pak kohë të mbetur në lojë… Ne dhamë gjithçka që kishim, madje edhe në pjesën e parë”.

Lautaro gjithashtu pati fjalë të mëdha për Lionel Messin. Pas golit, ylli i Inter Miamit vrapoi ta përqafonte lojtarin e zikaltërve: “Ishte shumë emocionuese. Fola me të tani dhe i thashë se e meriton gjithçka që po kalon. Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam ndarë Kupën e Botës në Katar me të, tre Kupa Amerike, një Finalissima dhe këtë Kupë Bote gjithashtu”.

“Pata gjithashtu fatin ta kisha pranë kur fitoi Topin e tij të tetë të Artë. Të gjitha këto emocione janë të pabesueshme për mua dhe gjithmonë do t’i mbaj me vete, sepse po flasim për lojtarin më të mirë në botë dhe më të madhin e të gjitha kohërave”.

Teilen: