Wednesday, 8. July 2026
Sport

​Trajneri i Egjiptit pas eliminimit: Donin ta mbanin Messin në Botëror

GS 08/07/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka shpërthyer në akuza të forta pas humbjes dramatike 3:2 ndaj Argjentinës në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026, rezultat që i dha fund ëndrrës së “Faraonëve” për të vazhduar më tej në turne. Egjipti kishte epërsi 2:0 deri në minutat e fundit, por Argjentina përmbysi gjithçka me tre gola të shpejtë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale.

Pas ndeshjes, Hassan kritikoi ashpër gjyqtarin dhe sistemin VAR, duke pretenduar se skuadra e tij u dëmtua nga vendimet arbitrare. Ai u ankua për një gol të anuluar pas ndërhyrjes së VAR-it dhe për një penallti të padhënë ndaj Hamdy Fathy në aksionin që parapriu golin vendimtar të Argjentinës. Sipas tij, këto vendime ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.

“Është padrejtësi. Ndoshta donin që kampionët e botës të vazhdonin garën. Ndoshta donin që Messi të mbetej në turne”, deklaroi Hassan, duke shtuar se pas këtij eliminimi nuk ka ndërmend ta ndjekë më Botërorin.

Pavarësisht zhgënjimit, trajneri egjiptian përgëzoi futbollistët e tij për paraqitjen ndaj kampionëve në fuqi. Ai theksoi se shumica e lojtarëve vijnë nga kampionati vendas dhe se zbatuan në mënyrë perfekte planin e ndeshjes, ndërsa veçoi edhe paraqitjen e portierit Mostafa Shoubir, i cili me disa pritje mbajti Egjiptin në epërsi për pjesën më të madhe të takimit.

Teilen: