Wednesday, 8. July 2026
Sport

VIDEO VIRALE! “Mallkimi i Maces” eleminoi Brazilin nga Kupa e Botës? Fansat rikujtojnë momentin “e shëmtuar”

GS 08/07/2026 2 Min. Lesezeit

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka ringjallur një nga teoritë më të pazakonta që qarkullojnë prej vitesh në internetin sportiv: të ashtuquajturin “Mallkimi i Maces”.

Pesë herë kampionët e botës u eliminuan në fazën e 1/8-ave pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë, duke shtyrë edhe më tej pritjen për trofeun e gjashtë të Botërorit. Pas përfundimit të ndeshjes, pamjet e Neymarit të përlotur në fushë rikthyen në vëmendje një episod të çuditshëm nga Kupa e Botës 2022 në Katar.

Gjithçka nisi gjatë një konference për shtyp të kombëtares braziliane në dhjetor 2022, kur një mace endacake u shfaq papritur mbi tavolinën ku zhvillohej komunikimi me gazetarët.

See also  Aksident i frikshëm/ Boksieri i njohur i shpëton vdekjes, 2 persona të tjerë humbin jetënNë atë moment, një pjesëtar i stafit të Brazilit e mori kafshën dhe e largoi nga tavolina, veprim që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Episodi shkaktoi reagime të shumta, me disa përdorues që kritikuan mënyrën e trajtimit të maces, ndërsa të tjerë e kthyen në objekt humori.

Vetëm pak ditë më vonë, Brazili u eliminua në mënyrë dramatike nga Kroacia në çerekfinalet e Botërorit 2022, pavarësisht se ishte një nga favoritët kryesorë për fitimin e titullit.

Pas asaj humbjeje, në internet nisi të qarkullonte me shaka teoria se incidenti me macen kishte sjellë një “mallkim” mbi kombëtaren braziliane. Tashmë, pas dështimit të radhës në Botërorin 2026, tifozët e kanë rikthyer sërish këtë histori përmes postimeve dhe memeve në rrjetet sociale.

See also  Dardanët lënë pa gjumë Turqinë, fishekzjarret afër hotelit të tyre s’kanë të ndalurEdhe pse “Mallkimi i Maces” nuk ka asnjë bazë reale dhe mbetet vetëm një teori e krijuar në internet, ai është kthyer në një nga historitë më të veçanta që kanë shoqëruar Brazilin në vitet e fundit.

The Brazil national team was cursed because of what they did to this cat during a press conference at the 2022 FIFA World Cup. Until they find this cat and apologize to it, nothing will go well for the Brazil national team. pic.twitter.com/2fUicqHaj8

— Dailymeow (@Dailymeoww1) July 6, 2026

Teilen: