Endrick ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Brazilit nga Norvegjia (2-1) në 1/8-at e finaleve të Botërorit 2026 dhe kritikave të ashpra të Romários. Sulmuesi 19-vjeçar i Real Madridit, i cili humbi një rast të pastër për gol kur rezultati ishte ende 0-0, shkroi në rrjetet sociale:
“Është e vështirë të gjej fjalët për t’i ngushëlluar të gjithë, ashtu siç do të doja. Sidoqoftë e di se kam shumë njerëz për t’i falënderuar: Zotin për këtë mundësi, familjen time për dashurinë dhe mbështetjen, si edhe të gjithë brazilianët për inkurajimin dhe përkrahjen”.
Pas ndeshjes, Romário nuk i kurseu kritikat: “Më pëlqen Endrick dhe do të na sjellë shumë gëzime, por ndaj Norvegjisë ishte i tmerrshëm. Pastaj thonë: ‘Është i ri’. Nuk më intereson! Duhej ta shënonte atë dreq goli. I ri, në moshë të mesme apo i vjetër, nuk ka rëndësi”.