Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka certifikuar rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Nëntë anëtarët e KQZ-së votuan për certifikimin të rezultateve të zgjedhjeve.
Rezultatet kanë mbetur të njëjta si nga shpallja e tyre, bëri të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Por kur është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të thirret brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultateve.
Sipas kësaj i bie që afati i fundit është data 7 gusht 2026.
Gjithashtu, sipas aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda afatit 30-ditor, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Teilen: