Pas zhgënjimit në Botërorin 2026, në futbollin gjerman do të nisë një epokë e re, epoka Jurgen Klopp.
Trajneri i madh gjerman do të marrë kontrollin e plotë të të gjithë sistemit të futbollit në një nga shtetet më të fuqishme në botë, duke përfshirë edhe futbollin e akademive. Mediat kanë nisur që tani të imagjinojnë se si do të jetë Gjermania nën drejtimin e tij.
Klopp pritet të grumbullojë shumë lojtarë të rinj, duke përgatitur një skuadër thuajse të gjithën U23 për Kampionatin Europian 2028. Kush mund të jenë disa nga emrat që ai do të provojë? Lista është kjo:
Jonas Urbig – portieri 22-vjeçar i Bayern pritet të jetë titullar i kombëtares gjermane. Ai këtë vit do të marrë shumë minuta te Bayern, duke u përgatitur si pasues i legjendës Manuel Neuer.
Coulibaly & Jeltsch – dy qendërmbrojtësit e talentuar të cilët luajnë respektivisht te Werder Bremen dhe Stuttgart. Ata mund të jenë dyshja e së ardhmes në qendrën e mbrojtjes së kombëtares.
Tom Bischof – Vetëm 21 vjeç, por konsiderohet Toni Kroos i ri. Në sezonin e kaluar fitoi mjaftueshëm minuta te Bayern, aq sa vlera e tij në Transfermarkt është 40 mln euro. Mesfushori qendror këtë sezon pritet të jetë protagonist te kampionët e Gjermanisë.
Said El Mala – Sulmuesi i majtë është vetëm 19 vjeç, por ka fituar vëmendje të jashtëzakonshme në Bundesligë. Ai luan te Köln, por pritet që të bëjë hapin e madh duke u transferuar në një ligë të huaj. Kartoni i tij vlerësohet 45 mln euro.
Nicolò Tresoldi – Qendërsulmuesi me origjinë italiane luan te Club Brugge. Vlera e tij në treg aktualisht është 25 mln euro. Konsiderohet një nga emrat më premtues për kombëtaren gjermane.