Wednesday, 8. July 2026
Sport

“Je si një baba për mua”/ Historia e trishtë e studentit shqiptar që Cristiano Ronaldo e shpëtoi nga dënimi 13 vite më parë, aksidenti i merr jetën

GS 08/07/2026 3 Min. Lesezeit

Me Boterorin 2026 një ngjarje sa prekëse, aq edhe tragjike ka risjellë në vëmendje një nga historitë më njerëzore të botës së futbollit. Ronald Gjoka, studenti shqiptar që bëri bujë në mbarë botën në vitin 2013 kur hyri në fushë për të përqafuar Cristiano Ronaldon, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Florida, vetëm pak ditë para se të mund të ritakonte idhullin e tij.

Shumë tifozë e kujtojnë momentin kur Ronaldi i ri hyri në fushë gjatë miqësores mes Real Madridit dhe Chelseat në Miami. Ai u arrestua dhe kaloi natën në burg, duke u përballur me akuza penale që i rrezikonin seriozisht studimet dhe qëndrimin në SHBA. I rritur pa baba, ai i kishte thënë yllit portugez gjatë përqafimit: “Ti je mentori im. Je si një baba për mua”.

See also  SHORTI I CHAMPIONS/ Real-Siti dhe PSG-Çelsi si supersfida! Goglat tregohen bujare me Barcelonën, Bajernin e Liverpulin (E PLOTË)Pasi mësoi për rrezikun që i kanosej të riut, Cristiano Ronaldo bëri një gjest të jashtëzakonshëm. Ai i dërgoi një letër zyrtare Prokurorisë së Miami-Dade, ku kërkonte pushimin e çështjes. Ronaldo e përshkroi shqiptarin si një student të respektueshëm që bëri një gabim pa dashur të lëndonte askënd dhe theksoi se nuk dëshironte që një moment i vetëm t’ia shkatërronte të ardhmen. Falë asaj letre, akuzat u rrëzuan.

Trembëdhjetë vite më vonë, fati po i rreshtonte sërish planet për një takimi mes tyre. Me Portugalinë që po stërvitet në Palm Beach Gardens për Kupën e Botës 2026, Ronald Gjoka shpresonte shumë ta shihte sërish idhullin e tij. Por ky takim nuk do të ndodhë kurrë, pasi më 7 qershor ai u nda nga jeta në një aksident rrugor.

See also  SHOKUESE/ Futbollisti 18-vjeçar goditet dy herë me thikë, në luftë për jetën në spitalTragjedinë e ka konfirmuar nëna e tij, Malva, e cila i ktheu një përgjigje zemërthyese gazetarit portugez André Ventura, kur ky i fundit po përpiqej të organizonte takimin:

“Roni do ta kishte dashur shumë këtë, bëri të ditur ajo, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë këtë të diel në një aksident me makinë. Ishte shumë i lumtur që Portugalia do të stërvitej këtu dhe shpresonte ta shihte edhe një herë idhullin e tij. Nëse keni mundësi të flisni me Cristiano Ronaldon, ju lutem falënderojeni për gjithçka që bëri për djalin tim dhe sa shumë do të thoshte kjo për të.”
Ky mbetet një kujtim i ndjerë se si një akt mirësie mund të ndryshojë jetën e një personi, edhe pse ndonjëherë, jetëgjatësia e ëndrrave ndalet në mënyrë të parakohshme.

Teilen: