Kartoni i verdhë i marrë nga Michael Olise gjatë fitores 1-0 të Francës ndaj Paraguajit në raundin e 16-shes të Kupës së Botës është konfirmuar nga FIFA, njoftoi Didier Deschamps në një konferencë për shtyp. “Kartoni i verdhë nuk ka ndryshuar. Ne e morëm njoftimin nga FIFA këtë mëngjes dhe ai mbetet i vlefshëm”, tha trajneri i ekipit kombëtar francez në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes në Gillette Stadium, në periferi të Bostonit.
Federata Franceze e Futbollit kishte kërkuar që kartoni i verdhë i Olise të revokohej, duke argumentuar se faulli për të cilin mesfushori sulmues francez ishte penalizuar nuk kishte ndodhur. Në kohën shtesë të një ndeshjeje të ashpër, Olise u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari uzbek, Ilgiz Tantashev për një grindje me paraguaianin Matias Galarza, pavarësisht se pamjet e përsëritura nuk tregonin qartë asnjë kontakt. Lojtari i Bayern vuri gishtin në gojë dhe mesfushori paraguaian u rrëzua menjëherë në tokë, duke simuluar një goditje në fytyrën e francezit. Kjo e shtyu gjyqtarin të jepte një karton të verdhë.
Nëse Olise merr një tjetër karton të verdhë në çerekfinale kundër Marokut, ai do të pezullohet për gjysmëfinalen. Bradley Barcola dhe Manu Koné, të ndëshkuar me karton të verdhë kundër Paraguait, janë gjithashtu të rrezikuar.