Federata e Futbollit e Meksikës ka zyrtarizuar emërimin e Rafa Marquezit si trajnerin e ri të kombëtares, duke i besuar legjendës së futbollit meksikan drejtimin e ekipit pas përfundimit të aventurës së Javier Aguirre.
Vendimi vjen pas eliminimit zhgënjyes të Meksikës nga Kupa e Botës, ku kombëtarja u ndal në fazën e 1/8 së finales nga Anglia, duke u mposhtur me rezultat 3:2 në një ndeshje spektakolare.
Marquez, i cili ka lënë gjurmë si futbollist me Barcelonën dhe përfaqësuesen e Meksikës, tashmë do të ketë misionin të rikthejë kombëtaren në elitën e futbollit botëror dhe ta përgatisë atë për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
Teilen: