Thursday, 9. July 2026
Sport

Adeyemi është afër kalimit te Barcelona

GS 09/07/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona ka bërë një hap të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës, duke paraqitur një ofertë zyrtare për sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Sipas raportimeve të gazetarit të transferimeve Fabrizio Romano, negociatat mes dy klubeve tashmë kanë nisur.

24-vjeçari gjerman, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të shpejtë në Evropë, raportohet se ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”.

Barcelona po punon në mënyrë diskrete me Dortmundin për të finalizuar marrëveshjen, duke ndjekur të njëjtën strategji që përdori edhe në transferimin e Anthony Gordon.

Madje sipas gazetarit Fabrizio Romano, Adeyemi është pajtuar me kushtet e kontratës me gjigantin spanjoll.

Gjithashtu raportohet se anësori gjerman e ka njoftuar Dortmundin se ai e dëshiron me çdo kusht kalimin te Barcelona.

Adeyemi zhvilloi një sezon pozitiv me Dortmundin, duke realizuar 10 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime. Përveç statistikave, ai është vlerësuar për intensitetin në presion, shpejtësinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm në lojën sulmuese dhe krijimin e rasteve.

Interesimi për Adeyemin ka nxitur gjithashtu spekulime rreth të ardhmes së brazilianit Raphinha.

Emri i tij është lidhur prej javësh me një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ndërsa përforcimi i repartit ofensiv mund të jetë një sinjal se Barcelona po përgatitet për një largim të mundshëm.

Teilen: