Thursday, 9. July 2026
Sport

Kryeministri Starmer jep sinjal për pushim zyrtar nëse Anglia fiton Botërorin

GS 09/07/2026 2 Min. Lesezeit

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka dhënë sinjalin më të fortë deri më tani se Britania e Madhe mund të ketë një ditë pushimi zyrtar nëse Anglia shpallet kampione e botës.

Kombëtarja angleze ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës 2026, ku do të përballet me Norvegjinë e Erling Haalandit. Skuadra e Thomas Tuchel siguroi kualifikimin pas një fitoreje të vështirë 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin “Azteca”, ndërsa Norvegjia bëri befasinë duke eliminuar Brazilin në New Jersey.

Anglia ka ende rrugë të gjatë përpara për ta kthyer futbollin “në shtëpi” dhe për t’i shtuar fanellës yllin e dytë, por besimi në vend po rritet gjithnjë e më shumë.

Ai gjithashtu nuk pranoi kërkesat që tifozëve t’u jepej pushim për ta ndjekur ndeshjen ndaj Meksikës, e cila nisi në orën 01:00 sipas kohës britanike. Megjithatë, qeveria lejoi pub-et në Angli dhe Uells të qëndronin të hapura deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Tani, kryeministri në largim duket se ka zbutur qëndrimin e tij.

Duke folur me gazetarët gjatë samitit të NATO-s, Starmer u pyet për mundësinë e një “bank holiday” në rast triumfi të Anglisë në Botëror.

“Nuk dua ta prish fatin, por më pyesni sërish nëse arrijmë në finale”, deklaroi ai.

Sipas raportimeve në mediat britanike, data më e mundshme për një pushim shtesë zyrtar është e premtja, 24 korrik.

Nëse “Tre Luanët” kalojnë Norvegjinë, në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e çiftit Argjentinë – Zvicër, më 15 korrik në Atlanta.

Në anën tjetër të shortit, Franca, Maroku, Spanja dhe Belgjika janë kundërshtarët e mundshëm të Anglisë në finalen e madhe.

Finalja e Botërorit 2026 do të zhvillohet më 19 korrik në “MetLife Stadium”, në New Jersey.

 

 

Teilen: