Thursday, 9. July 2026
Sport

🔥 Nga 100 euro në muaj te miliona në vit, zbulohet paga e Albion Rrahmanit te Venezia

GS 09/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, pritet të ketë një përfitim të madh financiar pas transferimit të tij nga Sparta e Pragës te Venezia.

Sipas të dhënave të publikuara, Rrahmani do të përfitojë rreth 1.4 milionë euro në vit nga kontrata e tij me klubin italian, pa përfshirë bonuset eventuale, raporton lajmi.net

Kjo shifër nënkupton se sulmuesi kosovar do të marrë afërsisht 116 mijë euro në muaj, rreth 27 mijë euro në javë dhe afër 3.8 mijë euro në ditë.

Transferimi i Rrahmanit te Venezia vjen pas një marrëveshjeje që raportohet të jetë rreth 7.5 milionë euro nga Sparta e Pragës.

Rrugëtimi i sulmuesit nga Kosova është një shembull i përparimit në karrierë. Vetëm disa vite më parë, Rrahmani luante për Minatorin në Ligën e Tretë të Kosovës, ku paga e tij ishte rreth 100 euro në muaj.

Nga nivelet e futbollit vendor deri te një kontratë milionëshe në Itali, historia e Albion Rrahmanit pasqyron një ngritje të shpejtë në karrierë përmes punës dhe suksesit në fushë./Lajmi.net/

Teilen: