Kampionati Botëror 2026 ka hyrë në fazën vendimtare.
Sot nisin ndeshjet çerekfinale, ku Franca do të përballet me Marokun.
Në ndeshjet e tjera përballen Spanja – Belgjika, Anglia – Holanda dhe Argjentina – Zvicra.
Megjithatë, parashikimi i fundit i superkompjuterit të Opta-s, ka treguar fituesin e Kupës së Botës.
Sipas parashikimit të fundit, Franca ka probabilitetin më të lartë për të ngritur trofeun me 27.3%.
Spanja renditet e dyta me 21.3% shanse për të fituar turneun, derisa Argjentina zë vendin e tretë në renditje me një shans prej 17.3%.
Anglia ka një probabilitet prej 16.5% për t’u bërë kampione bote për herë të parë që nga viti 1966.
Norvegjia si një besfasi e këtij edicioni ka 6.6% shanse për të fituar Kupën e Botës, ndërsa Zvicra dhe Maroku kanë nga një probabilitete prej 3.8% dhe 3.7%.
Belgjika plotëson listën e çerekfinalistëve me një shans prej 3.6% për të shkuar deri në fund.