Kupa e Botës 2026 dhuroi surpriza, drama dhe histori të paharrueshme, por për disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror turneu u shndërrua në një makth. Kombëtare që hynë në garë me objektiva të mëdha u larguan shumë më herët se sa pritej, duke lënë pas zhgënjim te tifozët dhe pasoja të menjëhershme brenda skuadrave.
Në fund të turneut, disa ekipe paguan çmimin e dështimit me dorëheqje trajnerësh, largime lojtarësh dhe ndryshime të mëdha në projektet sportive.
- Republika ÇekeBotërori për çekët përfundoi që në fazën e grupeve, ku arritën të grumbullonin vetëm një pikë. Pas eliminimit, sulmuesi Patrik Schick i dha fund karrierës me kombëtaren, ndërsa trajneri Miroslav Koubek dha dorëheqjen.
- SkociaNjë tjetër zhgënjim për skocezët, të cilët nuk arritën sërish të kalonin fazën e grupeve. Ky ishte eliminimi i tyre i 13-të radhazi në fazën e parë të një turneu madhor.
- EkuadoriPavarësisht pritshmërive, Ekuadori zhvilloi një turne me shumë luhatje dhe nuk arriti të linte gjurmë. Dështimi solli edhe largimin e trajnerit Sebastian Beccacece.
7. Brazili
Një nga goditjet më të mëdha të Botërorit. Pesë herë kampionët e botës u eliminuan nga Norvegjia që në fazën e 1/16-ave, ndërsa projekti i Carlo Ancelottit u vu menjëherë nën presion.
- Holanda“Oranje” konsiderohej mes favoriteve për trofeun, por aventura e saj përfundoi shumë shpejt pas eliminimit nga Maroku në fazën e parë me eliminim direkt.
- PortugaliaEdhe pse u ndal nga Spanja, zhgënjimi nuk lidhej vetëm me eliminimin. Portugezët nuk arritën të bindnin me lojën e tyre gjatë gjithë turneut dhe mbetën larg pritshmërive.
- Koreja e JugutEliminimi i Koresë së Jugut u përjetua si një dështim kombëtar. Reagimet ishin aq të forta, sa presidenti i vendit kërkoi hetim për paraqitjen e ekipit, ndërsa trajneri Hong Myung-bo u vu në qendër të kritikave.
- UruguaiKombëtarja amerikano-jugore përjetoi një Botëror të trazuar, të shoqëruar me rezultate zhgënjyese, tensione të brendshme dhe largimin e trajnerit Marcelo Bielsa pas përfundimit të turneut.
2. Turqia
Me Vincenzo Montellën në stol, Turqia shihej si një nga kombëtaret që mund të surprizonte pozitivisht. Megjithatë, ajo nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, duke u renditur mes dështimeve më të mëdha të turneut.
- GjermaniaNë krye të listës qëndron Gjermania. Katër herë kampionët e botës u eliminuan nga Paraguai në fazën e 1/16-ave, në atë që u konsiderua surpriza më e madhe e Kupës së Botës 2026.
Ky eliminim tronditi futbollin gjerman dhe solli ndryshime të menjëhershme. Federata vendosi t’ia besojë drejtimin e kombëtares Jurgen Kloppit, me shpresën se ai do ta rikthejë “Pancerat” mes elitës së futbollit botëror.
Për shumë kombëtare, Botërori 2026 nuk do të mbahet mend për sukseset, por për dështimet që mund të shërbejnë si pikënisje për një kapitull të ri.