Vllaznia ka fituar 2-1 ndaj Malishevës në ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator në Conference Leagiue. Në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me një supergol të Laurent Xhylani direkt nga goditja e këndit, në minutën e tretë.
Barazimi i shkodranëve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Rrok Toma, ishte Klint Qato që deroi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën.
Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, Malisheva mbetet me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Skovgard, pas ndërhyrjes si lojtar i fundit ndaj Gerald Kubazit.
Goditje dënimi për Vllazninë, të cilën e ekzekuton në mënyrë perfekte Emiljano Musta. Goli i parë për të me fanellën e shkodranvëe. Sfida mbyllet 2-1 për Vllazninë. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave.
Shkëndija thuajse ka siguruar biletën për në raundin e dytë, pas fitores 0-5 në transfertën në Gjibraltar ndaj Europa FC. Golat për kuqezinjtë e Tetovës u shënuan nga Ndzengue 28′, Tamba 52’75’, Kryeziu 83′ dhe i zakonshmi Besart Ibraimi 88′.