Në prag të përballjes ndaj Norvegjisë, Anthony Gordon zbuloi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shokun e tij të skuadrës, Marcus Rashford, me të cilin garon për një vend në formacionin titullar tek Anglia.
Për shkak të transferimit të Gordon, Barcelona vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Rashford, gjë që mesa duket nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien mes dy lojtarëve.
“Rashford më ka ndihmuar shumë. Po kërkoj një shtëpi në Barcelonë dhe ai më ka dhënë shumë informacione në lidhje me qytetin dhe klubin, gjë që është vërtet e dobishme pasi nuk kam qenë ende atje. Është e vështirë për mua sepse e gjithë vëmendja ime është përqendruar në Kupën e Botës dhe ai ka qenë një ndihmë e madhe”, tha Gordon.
Ai e konsideron Rashfordin si “të keqkuptuar”, një person të përulur. “Ai e do futbollin. Është gjithmonë me topin, bën truke dhe gjëra të tilla. Një djalë i mrekullueshëm, i sjellshëm, nga një familje e mirë, për aq sa di unë”, shtoi Gordon , i cili beson se ka një konkurrencë të shëndetshme midis tyre.
“Ne po garojmë për një vend në formacion, dhe ky është futbolli. Në nivelin elitar, kjo gjë ndodh gjithmonë. Kështu që unë nuk kam problem me këtë gjë, dhe jam i sigurt se as Rashford nuk e ka problem”, përfundoi Gordon.