Friday, 10. July 2026
Futboll

“Nuk pendohem që zgjodha Marokun”, sot mund të festonte me Francën dhe të luante në gjysmëfinale por nuk është bërë pishman

GS 10/07/2026 2 Min. Lesezeit

Një nga zbulimet e mëdha të këtij Botërori, Ayyoub Bouaddi, deri pak para se të fillonte kompeticioni, luante për moshat e Francës, ka arritur deri tek U-21, por iu përgjigj direkt pozitivisht ftesës së Marokut, për të përfaqësuar vendin e tij të origjinës, edhe pse vetë ka lindur në Francë.

Pavarësisht, se sot mund të ishte pjesë e kombëtares franceze dhe të shkonte deri në gjysmëfinalet e Botërorit, ai nuk pendohet aspak që zgjodhi Marokun para Francës.

“Nuk pendohem aspak që zgjodha Marokun. Jam shumë krenar që mora këtë vendim. Ishte një zgjedhje e bërë me zemër dhe jam shumë krenar që përfaqësoj Marokun”, tha Bouaddi.

Ndërkohë, në lidhje me humbjen 2-0 ndaj Francës, Bouaddi shtoi se ata u përballën me një kundërshtarë të shkëlqyer, edhe pse vetë dhanë gjithçka në fushë.

“E dinim se do të ishte e vështirë, se duhej të punonim shumë dhe të jepnim gjithçka. Mendoj se kjo është ajo që bëmë. Mendoj se kjo ndeshje do të na lejojë të rritemi. Ne e dimë se çfarë duhet të përmirësojmë për garat e ardhshme, cilat detaje duhet të korrigjojmë për të shkuar edhe më tej”, shtoi mesfushori 18-vjeçar.

Teilen: