Friday, 10. July 2026
Futboll

Mirupafshim PSG! Betejë dyshe për Barcola, shifër e çmendur për 21-vjeçarin

GS 10/07/2026 1 Min. Lesezeit

Menjëherë pas përfundimit të Botërorit, Bradley Barcola do të jetë një nga emrat më të “nxehtë” në merkato. Anësori është i pakënaqur me minutat e dhëna nga Luis Enrique dhe ndaj mund të jetë një nga largimet e mëdha nga PSG këtë verë.

23-vjeçari kontriboi me 13 gola dhe 7 asiste në sezonin e fundit, por kërkon të jetë më shumë protagonist. Interesi për të nuk mungon. Sipas asaj që zbulon Fabrizio Romano në kanalin e tij në Youtube, dy ekipet më të interesuara për anësorin francez janë Liverpool dhe Arsenal.

Sipas raportimit në fjalë, PSG është e gatshme të lejojë largimin e Barcola për një shifër rekord rreth 150 milionë euro. Në rast largimi të Barcola, kryeqytetasit francezë do të transferojnë Yan Diomande nga Leipzig, për një shifër 100-120 milionë euro.

Teilen: