Pjesa e parë mes Spanjës dhe Belgjikës është mbyllur në barazim 1-1, në sfidën çerekfinale që po luhet në “SoFi Stadium” në Los Angeles.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 30-të, ku pas një krosimi të Pedro Porro nga krahu i djathtë, fillimisht ishte Dani Olmo që goditi, por u ndal nga Thibaut Courtois. Fabian Ruiz ndoqi aksionin deri në fund dhe shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 35-të, Lamine Yamal i afrohet golit të dytë, por goditja e tij e dënimit ndalet nga Courtois.
Në minutën e 41-të, në të parin rast të rrezikshëm, Belgjika gjen golin e barazimit me Charles De Ketelaere, i cili shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Timothy Castagne.
Ky është goli i parë që Unai Simon dhe Spanja pësojnë në Botëror. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Fituesi i këtij çifti do të takohet me Francën në gjysmëfinale.