Saturday, 11. July 2026
Futboll

“Ndoshta ishte ndeshja ime e fundit…”, Courtois jep paralajmërimin e hidhur

GS 11/07/2026 1 Min. Lesezeit

Thibaut Courtois ishte i pafat në çerekfinalen mes Spanjës dhe Belgjikës, pasi u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 70-të për shkak të një dëmtimi, kur rezultati ishte 1-1.

Në përfundim të takimit, Courtois paralajmëroi se kjo mund të ishte ndeshja e tij e fundit me kombëtaren belge.

“Do të doja të bëja një pushim gjatë Ligës së Kombeve me synimin për të vendosur për të ardhmen time me ekipin kombëtar. Ndoshta do të kthehem për kualifikueset e Euro 2028, por në fund të fundit është një vendim që duhet ta marrë Federata. Nëse ata vazhdojnë me këtë plan apo jo. Ndoshta kjo ishte ndeshja ime e fundit”, paralajmëroi Courtois.

Portieri belg foli edhe për rikthimin te Real Madrid dhe shpresën që dëmtimi mos të jetë i rëndë.

“Mezi pres të rikthehem në Madrid, së pari shpresoj që rezonanca magnetike të mos tregojë asgjë serioze, gjë që nuk mendoj se do të tregojë. Shpresoj të jem plotësisht mirë deri në mesin e gushtit për të filluar sezonin”, shtoi Courtois.

Teilen: