I ftuari i radhës në Episodin 258 në Versus, ishte ish-kapiteni i Shqipërisë dhe Hannover 96, Altin Lala. Mes shumë gjërash të tjera, Lala lëshoi deklarata të forta për Joshua Kimmich, duke e konsideruar si një lojtar super të mbivlerësuar.
Po ashtu Lala shtoi se Kimmich është bullizuar në shkollë, ndaj nuk di të luftojë dhe nuk është lidër.
“E patë ndaj Parisit? E tërhiqnin zvarrë, mezi pret që të bëhet një faull. Pasat e tij janë vetëm anësore dhe mbrapsh. Nuk ka asnjë anë të fortë Kimmich, përveç atyre topave të gjatë mbas shpine kur nuk ka kundërshtarë përballë. Guardiola bëri gabim që e mori dhe e futi në krah të djathtë te Bayern, se aty i prishte më pak punë”, tha Lala.
Momenti më epik ishte kur Lala imitoi në studio momentin kur Kimmich bëhet gati për të ezkekutuar goditjet e këndit.
Episodin e plotë të Versus 258 mund ta ndiqni KËTU