Sunday, 12. July 2026
Futboll

Norvegjia për të vazhduar “përrallën”, Anglia për të vazhduar rrugën drejt trofeut. FORMACIONET ZYRTARE

GS 11/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Hard Rock Stadium” në Florida, Norvegjia do të përballet me Anglinë, në një çerekfinale që premton shumëçka. Nordikët vijnë në këtë takim, pasi eliminuan Brazilin 2-1, ndërsa Anglia pas fitores dramatike 2-3 ndaj vendasve të Meksikës.

Norvegjia nuk ka asnjë mungesë për këtë takim dhe vjen me kapacitetin e plotë. Për Anglinë mungon Jarell Quansah, i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Meksikës.

Nordikët do të kërkojnë për herë të parë në historinë e tyre të shkojnë në gjysmëfinale. Anglia për herë të fundit në një gjysmëfinale Botërori ka qenë në vitin 2018, kur u eliminua nga Kroacia.

Fituesi i këtij takimi do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Argjentinë-Zvicër, që luhet në orët e para të mëngjesit.

FORMACIONET ZYRTARE:

NORVEGJIA XI: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Moller Wolfe; Berg, Odegaard, Berge; Schjelderup, Haaland, Sorloth

ANGLIA XI: Pickford; Konsa, Stones, Guehi, O’Reilly; Rice, Anderson, Bellingham; Madueke, Kane, Gordon

Teilen: