Federata Italiane e Futbollit ka nisur një epokë të re, duke rikthyer legjendën Paolo Maldini në përfaqësuese.
Ish-kapiteni i Milanit ka pranuar postin e drejtorit teknik të Italisë, ndërsa Leonardo do të jetë këshilltar në projektin e ri të “Azzurrëve”, raportojnë mediat në Apenine.
Pas emërimit të dy ish-drejtuesve të njohur, pritet të zyrtarizohet edhe trajneri i ri i kombëtares, i cili do të udhëheqë Italinë në ciklin e ardhshëm.
Me Maldinin dhe Leonardon në strukturat drejtuese, Italia synon të nisë një kapitull të ri me objektivin për t’u rikthyer mes kombëtareve më të forta në botë.
Italia dështoi që të kualifikohet në dy Kampionatet e fundit Botërore.
Teilen: