Saturday, 11. July 2026
Futboll

Rindërtimi i Italisë nis nga Maldini e Leonardo. Dyshja merr postin e rëndësishëm tek “Axurrët”

GS 11/07/2026 1 Min. Lesezeit

Një epokë e re po nis tek Italia, pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror, për herë të tretë rresht. Tashmë është zyrtare, Paolo Maldini do të jetë Drejtori i ri Teknik i Axurrëve.

Ish-mbrojtësi legjendar ka pranuar propozimin e kreut të Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malago dhe ka nënshkruar një kontratë për 4 vite.

Maldini po ashtu do të jetë president i Club Italia, një pozicion pa precedent në federatë, me përgjegjësi gjithëpërfshirëse që shtrihet përtej emërimit të trajnerit të ardhshëm kryesor deri në mbikëqyrjen e të gjithë rrugës së ekipit kombëtar në 4 vitet e ardhshme.

Surprizë mund të quhet emërimi i Leonardo si këshilltari i Maldinit. Detyra kryesore e dyshes do të jetë së pari zgjedhja e trajnerit të ri. Dy emrat që konsiderohen si më favoritët janë Antonio Conte dhe Roberto Mancini, të dy kanë drejtuar më parë Axurrët.

Teilen: