Sunday, 12. July 2026
Sport

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

GS 12/07/2026 1 Min. Lesezeit

Laurinë Gashi ka siguruar vazhdimin e garës në repasazh në Kupën Evropiane për Juniorë, që po zhvillohet në Paks të Hungarisë.

Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi në çerekfinale u përball me Valeriia Kozlova nga Rusia, ndaj së cilës u mposht me Ippon.

Megjithatë, kosovarja u rikthye fuqishëm në repasazh, duke shënuar fitore me Ippon ndaj hungarezes Victoria Kiss.

Në ndeshjen e radhës, Laurinë Gashi do të përballet me Mackenzie McPherson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes.

Teilen: