Monday, 13. July 2026
Sport

Botërori 2026/ Martinez për rekord, u largua nga Portugalia, por gjeti… Skocinë

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Edhe pse mund të konsiderohet si njëri prej trajnerëve, të cilëve Botërori 2026 u kushtoi vendin e punës, Roberto Martínez duket se nuk ka humbur kohë pasi pa u mbyllur ky turne duket se ka gjetur një tjetër ekip.

Mediet belge flasin për një marrëveshje në princip mes Federatës Skoceze të Futbollit dhe 52-vjeçarit. Bashkëshortja e Martinez, Beth, është nga Skocia dhe ky fakt mendohet se do të ndikojë shumë në finalizimin me sukses të marrëveshjes. A.V.

Teilen: