Monday, 13. July 2026
Sport

Çështja “Balogun”/ Mohammad Al Kamali nuk u konsultua me askënd kur pezulloi të kuqin e sulmuesit amerikan

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Me kalimin e ditëve Çështja “Balogun” po merr përmasa edhe më shqetësuese pasi po hidhet më shumë dritë mbi një ngjarje, e cila nuk kishte precedent në historinë e turneut.

Kështu është mësuar se vendimin për të rikthyer në fushë Folarin Balogun në ndeshjen SHBA-Belgjikë është marrë prej vetëm një personi, i cili është Mohammad Al Kamali.

Siç dihet personi në fjalë është numri një i Komisionit të Disiplinës Sportive në FIFA, organ ky që përbëhet prej 18 antarësh.

Nga sa është mësuar deri më tani Mohammad Al Kamali i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është konsultuar me askënd prej 17 anëtarëve të tjerë të komitetit, të cilin ai udhëheq. A.V.

Teilen: