Sherif Kallaku ka bërë së fundi një postim në rrjetet sociale, ku sqaron edhe largimin e tij nga Vllaznia për t’iu bashkuar Teutës. Mesfushori lë të kuptohet se ka qenë i detyruar ta marrë këtë vendim.
Kallaku, pas falënderimeve për ekipin dhe tifozët, shkruan mes të tjerash se çdo futbollist ka nevojë për qetësi dhe kushte dinjitove që të japë maksimumin. Kur këto elementë mungojnë, sipas lojtarit, detyrohesh të marrësh vendime që nuk do t’i merrje në rrethana të tjera.
Postimi i Kallakut
Të ndash rrugët me një klub si Vllaznia nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht kur aty kam kaluar një nga vitet më të bukura të karrierës sime. I jam mirënjohës të gjithë çunave të ekipit për vitin që kaluam me shumë sakrifica, si brenda fushës, po ashtu dhe jashtë saj. Por në veçanti i jam mirënjohës çdo tifozi që na qëndroi pranë, si në fitore dhe në humbje, në veçanti tifozëve Vllaznit.
Ndonjëherë, përtej pasionit të pastër, çdo futbollist ka nevojë për qetësi dhe kushte dinjitoze për të dhënë maksimumin në fushë. Kur këto elemente mungojnë, detyrohesh të marrësh vendime që ndoshta thellë-thellë nuk do t’i kishe bërë në rrethana të tjera. Ju uroj vetëm suksese”.