Monday, 13. July 2026
Sport

Fiksimi i fanellës fituese ndaj Anglisë! Argjentina në fushë me ngjyrën blu, si në 1986-ën

GS 13/07/2026 2 Min. Lesezeit

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës, e programuar të luhet të mërkurën, është një sfidë e mbushur me kujtime dhe histori. Harry Kane dhe Lionel Messi luajnë për një biletë në aktin final të Kupës së Botës, ndërsa mendja e shumë njerëzve kthehet te 22 qershori 1986. Në atë kohë dy skuadrat u përballën në “Azteca” në Meksikë dhe golat e Diego Armando Maradonës hynë në histori si “Dora e Zotit” dhe ”Goli i shekullit”.

Pas 40 vitesh argjentinasit duken supersticiozë dhe i kanë kërkuar FIFA-s të dalin në fushë me fanellën e dytë, atë me ngjyrë blu, si në 1986-ën.

Edhe pse është pak ndryshe nga ngjyra, ajo fanellë duket se i sjell fat kombëtares tri herë kampione bote. Një tjetër precedent kundër Anglisë, që i buzëqesh Argjentinës, është ai i 1/8-ve 1998: 2-2 në kohën e rregullt dhe fitore me penallti. Edhe në këtë rast argjentinasit luajtën me fanellën blu.

Sipas disa medieve argjentinase, FIFA e ka pranuar kërkesën, duke i ndihmuar kështu tifozët argjentinas të largojnë tensionin para një ndeshjeje që pritet të hyjë në histori.

Teilen: