Manchester United është shumë pranë transferimit të mesfushorit belg Youri Tielemans, pasi ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 41 milionë eurosh në kontratën e tij me Aston Villën.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubit anglez dhe lojtarit tashmë është arritur në parim, ndërsa zyrtarizimi pritet së shpejti.
Transferimi i Tielemans vjen pasi United hoqi dorë nga afrimi i Edersonit të Atalantës për shkak të problemeve të zbuluara gjatë kontrollit mjekësor.
“Manchester United aktivizon klauzolën prej 41 milionë eurosh në kontratën e Tielemans me Aston Villën. Ekziston edhe marrëveshje verbale me mesfushorin belg. Pas Andrey Santos, radha është e Tielemans”, shkroi Romano.
29-vjeçari iu bashkua Aston Villës si lojtar i lirë në vitin 2023 dhe zhvilloi 134 ndeshje, duke shënuar 10 gola.
Ai ishte një nga lojtarët kyç të ekipit të Unai Emeryt, duke kontribuar në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe në fitimin e Ligës së Evropës sezonin e kaluar.
Gjithashtu, Tielemans zhvilloi paraqitje të mira me Belgjikën në Kupën e Botës, ku shënoi dy gola dhe ndihmoi kombëtaren të arrinte në çerekfinale.