Barcelona ka arritur një akord për blerjen e sulmuesit të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, sipas asaj që ka deklaruar presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta.
Laporta foli për këtë transferim të dielën, pasi mbërriti në Dallas për të ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Botërorit mes Spanjës dhe Francës. Kjo blerje nuk është zyrtarizuar ende, por presidenti i Barcelonës ka pohuar se akordi është arritur, pa dhënë detaje financiare.
“Jemi mjaft entuziastë për Adeyemi, – ka shtuar Laporta. – Na pëlqen prej kohësh si lojtar, është i rrezikshëm dhe i shpejtë”. Adeyemi, 24 vjeç, nuk është paraqitur të dielën për kontrollet mjekësore para kampionatit te Dortmund.
Klubi gjerman ka pohuar se lojtari ishte i impenjuar në bisedimet për transferimin në Spanjë. Adeyemi ka luajtur me Gjermaninë në kualifikueset e Botërorit, por nuk u përfshi në listën përfundimtare të Kupës së Botës.