Kampionia e Kosovës, Drita, është eliminuar që në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Të martën në mbrëmje, Drita u mposht 2:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga kampioni i Lituanisë, Kauno Zhalgiris.
Zhalgirisi shënoi gol në minutat e fundit nga penalltia për ta siguruar fitoren dhe kalimin në raundin tjetër të Championsit. Ndeshja e parë, luajtur javën e shkuar në Lituani përfundoi baras 1:1.
Pas eliminimit nga Championsi, Drita garat evropiane do ti vazhdojë në raundet kualifikuese të Ligës së Evropës.
Teilen: