Ashtu siç pritej ndeshja mes Francës dhe Spanjës ka qenë eventi më i pasqyruar mëngjesin e sotëm në shtypin e shkruar të dy shteteve respektive.

Gjysmëfinalja e Dallasit luhej në një datë historike për Francën, e cila kujton më 14 korrik Ditën e Bastijës. Pikërisht më këtë ngjarje historike kishte bërë lidhjen e përditshmja “Diario de Terragona”, e cila titullonte: “Spanja merr Bastijën”!

Ndërsa “Mundo” dhe “20 Minutos” kishin zgjedhur një frazë që përdoret shpesh prej francezëve si: “Oh là là!”.

Ndërsa emblematik ishte titulli i zgjedhur nga e përditshmja franceze “L’Equipe”. “Ylli që bie” ishte titulli i vendosur nga gazeta, e cila kishte preferuar që të vendoste një fotografi të Kylian Mbappé me sytë nga qielli. A.V.