Eksperti i rrjetit amerikan “FOX”, Thierry Henry, në analizën e bërë pas takimit mes Francës dhe Spanjës evidentoi disa pika ku sipas tij skuadra iberike bëri diferencën në fushë.
“Spanja kontrolloi topin dhe tregoi se është kurorëzuar me meritë kampione e Europës”, nis analizën e tij ish-sulmuesi francez, i cili me kombëtaren e “gjelave” numëron 51 gola në 123 takime.
“Unë mendoj se ekipi më i mirë fitoi. Nëse nuk je në ndeshje që prej fillimit të saj, atëherë kalimi i turit bëhet i vështirë. Spanja është skuadra më e vështirë, të cilës mund t’i përmbysësh rezultatin”, tha Henry. A.V.
Teilen: