Skenari më i keq i imagjinuar mund të bëhet realitet. Shumë transmetues të Botërorit 2026 mësohet se janë përgatitur nga FIFA që të bëhen gati se finalja e madhe e turneut në Nju Xhersi do të ketë një spektakël të mirëfillitë si të ishte një finale Super Bowl-i.
Sipas “BBC” pushimi mes pjesëve në këtë takim special nuk do të jetë më 15 minuta, por 20’-25’.
Në “New Jersey Stadium” pritet që të performojnë artistë si Madonna, Shakira dhe BTS. Ky ndryshim plani ka indinjuar botën e futbollit, e cila shikon e pafuqishme teksa vetë FIFA shkel njërën pjre rregullave të vendosura nga IFAB. Pika 2 e Nenit 7 (merret me kohëzgjatjen e lojës) tregon qartë se mes pjesëve lojtarët kanë mundësi që të pushojnë jo më shumë se 15’. A.V.