Thursday, 16. July 2026
Sport

“Arrogancë argjentinase”, “Faji i Tuchel”: dështimi i Anglisë në shtypin britanik

GS 16/07/2026 1 Min. Lesezeit

Eliminimi i “Tre Luanëve” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës nga Argjentina, e ka ndarë shtypin britanik. Një pjesë e mirë e mediave ka shprehur zemërim të thellë për banderolën e Ishujve Falklands.

Një pjesë tjetër e gazetave dhe portaleve britanike është marrë me trajnerin Tomas Tuchel, duke e akuzuar ashpër për taktikën shumë mbrojtëse që zgjodhi pasi Anglia kaloi në avantazh me Gordon.

Shumë tituj të shtypit anglez ishin një sulm ndaj rivalëve, me banderolën “Malvinet janë argjentinase” në vend të fotos kryesore. Po ashtu, të pashmangshme nga shtypi britanik akuzat ndaj trajnerit gjerman Tuchel, i kritikuar hapur edhe nga spcialistët e futbollit.

Anglia po kontrollonte lojën dhe pasi shënoi u tërhoq në mënyrë të pakuptimtë në zonën e saj, duke ia lënë gjithë fushën Argjentinës, që përfitoi dhe realizoi dy gola. Kohë shumë të vështira për trajnerin e Anglisë.

Teilen: