Thursday, 16. July 2026
Sport

Zyrtare: FC Prishtina e transferon lojtarin që shkëlqeu edicionin e kaluar te Malisheva

GS 16/07/2026 1 Min. Lesezeit

Assane Diatta është përforcimi më i ri i FC Prishtinës.

Diatta vjen pas një sezoni mjaft të mirë, në të cilin regjistroi  11 gola dhe 7 asistime në 31 paraqitje në kampionat dhe Kupën e Kosovës te skuadra e Malishevës.

“Edhe një emër i ri i bashkohet bardhekaltërve. Assane Diatta është përforcimi më i ri i Prishtinës, duke iu bashkuar ekipit në Bolu, aty ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri. Diatta vjen pas një sezoni mjaft të mirë, në të cilin regjistroi  11 gola dhe 7 asistime në 31 paraqitje në kampionat dhe Kupën e Kosovës te skuadra e Malishevës. Me karakteristikat e tij sulmuese, shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar rrezik në repartin ofensiv, Diatta pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në edicionin e ri. Mirë se erdhe në familjen bardhekaltër, Assane!”, shkruhet në njiftiumin e klubit kryeqytetas.

FC Prishtina ka bërë ndryshime të shumta në këtë afat kalimtar.

Skuadra “bardhekaltër” në edicionin e ri do të drejtohet nga trajneri nga Shqipëria, Orges Shehi.

Teilen: