Federata e Volejbollit e Kosovës ka përfunduar me sukses kursin për trajner “FIVB Coaches Course” – niveli i dytë.
Ky kur është mbështetur nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes fondit të Solidaritetit Olimpik të IOC.
Dhjetëra trajnerë mësuan nga përvoja dhe profesionalizmi i instruktorit të Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit, Kristian Michailov.
Në ditën e fundit, në ambientet e “Hotel Ador” në Prishtinë, pjesëmarrësit iu nënshtruan testit teorik, duke përmbyllur procesin e vlerësimit të njohurive të fituara gjatë kursit katërditor.
Teilen: