Thursday, 16. July 2026
Sport

🔥 Tuchel: Asnjë nga lojtarët nuk dëshiron të luajë ndeshjen për vendin e tretë

GS 16/07/2026 1 Min. Lesezeit

Anglia dhe Franca do të luajnë të shtunën ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, pas humbjes nga Argjentina në gjysmëfinale, ka thenë se asnjë nga futbollistët nuk duan të luajnë këtë ndeshje, pasi ata donin të luanin në finale.

“Asnjë nga lojtarët tanë dhe asnjë nga lojtarët francezë nuk dëshiron të luajë në këtë ndeshje. Ata duan të luajnë në finale.

Ne dhamë gjithçka për ta arritur këtë. Të gjithë luajnë për të fituar Kupën e Botës, por kështu është.

Kemi një ditë më pak rikuperim sesa Franca, por do ta bëjmë me profesionalizëm.”, ka deklaruar Tuchel.

Teilen: