Të riluhet ndeshja Francë-Spanjë për shkak të gabimit të supozuar të arbitrit në lidhje me penalltinë e Oyarzabal. Kjo është ideja e disa francezëve që kanë nisur një peticion online: “Gjatë penalltisë së dhënë Spanjës, Lamine Yamal e preku topin me dorë”, thuhet në të.
“Franca nuk duhej ta kishte pësuar atë gol të parë, i cili ndryshoi plotësisht rrjedhën e ndeshjes. Sporti duhet të luhet sipas rregullave, dhe ato nuk u respektuan”. Deri në orën 15:00 të pasdites së sotme, peticioni ka mbledhur më pak se 49,000 nënshkrime.
Teilen: