Friday, 17. July 2026
Sport

Prapaskenat te Franca/ Kaos mes lojtarëve në pushimin e ndeshjes, Dembele protagonist

GS 17/07/2026 1 Min. Lesezeit

Me kalimin e ditëve po zbulohen prapaskena të reja pas dështimit të Francës në Kupën e Botës 2026, ku u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja.

Prestigjiozja “L’Equipe” zbulon se në pushimin e ndeshjes ka pasur një përplasje mes Ousmane Dembele dhe shokëve të skuadrës. Fantazisti i PSG-së është ankuar veçanërisht për presingun skars të shokëve të ekipit, që favorizoi lojën e spanjollëve në atë takim.

Qëndrimi i Dembele ka shkaktuar zemërim te disa nga lojtarët e tjerë të Francës, të cilët e kanë kundërshtuar të irrituar. Një situatë kjo që shpjegon në një farë mënyre pse “Gjelat” nuk dolën në lojën e tyre kundër Spanjës dhe për rrjedhojë u eliminuan nga kompeticioni, ku konsideroheshin favoritët kryesorë.

Teilen: