Friday, 17. July 2026
Sport

Finalja Spanjë Argjentinë i besohet sllovenit Slavko Vincic, arbitri shpërthen në lot

GS 17/07/2026 1 Min. Lesezeit

Është Slavko Vincic arbitri i përzgjedhur për finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të luhet të dielën e 19 korrikut, në orën 21:00.

Arbitri slloven është emocionuar dhe përlotur në momentin e njoftimit nga ana e Pierluigi Collina, presidentit të Komisionit Arbitral të FIFA-s, siç tregon një video e postuar në rrjetet sociale nga organizmi që drejton futbollin botëror.

Vincic do të ketë si asistentë dy bashkëkombasit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic. Adham Makhadmeh nga Jordania është përzgjedhur si arbitër i katërt. Në VAR do të jenë gjermani Bastian Dankert, kolumbiani Nicolas Gallo (dhe Khamis Al Marri nga Katari.

Teilen: