Friday, 17. July 2026
Sport

Rrëfimi i Lautaro Martinez: Golin e kisha parë në ëndërr, ju betohem! Nuk do të qaj më…

GS 17/07/2026 2 Min. Lesezeit

Goli që çoi Argjentinën në finalen e Botërorit kundër Spanjës mban firmën e Lautaro Martinez, i cili realizoi me kokë në shtesë ndaj Anglisë në Atlanta. Një gol që e përjetoi shumë sulmuesi i Interit, aq sa nuk i mbajti dot lotët.

“Është goli që kam ëndërruar që kur babai im më ka dhuruar këpucët e para të futbollit”, – ka rrëfyer argjentinasi, që më pas me ironi ka shtuar: “Do të përpiqem të mos qaj më, mjaft kam qarë”.

Lautaro Matinez nuk ka qenë titullar me Argjentinën në këtë Kupë Bote, por ka dituar ta menaxhojë situatën me profesionalitet: “Nuk jam i kënaqur, sepse dua të luaj gjithmonë. Tek Interi, nervozohem kur jam jashtë, por në fund të fundit vetëm 11 hyjnë nga fillimi dhe 5 më pas”.

Sulmuesi thekson se suksesi kolektiv udhëhiqet nga sakrifica, siç tregon shembulli i Messi-t: “Si shembull kemi më të mirin në botë, atë që të sjell dëshirën të ulësh kokën, të vraposh dhe të punosh me përulësi, të sakrifikosh” – shprehet Lautaro për “La Repubblica”.

“Goli? E pashë në ëndërr, ju betohem, – ka thënë më tej sulmuesi argjentinas. – Çdo lojtar i skuadrës do të donte ta shënonte atë gol që shënova unë”.

Teilen: