Situatë shqetësuese para finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të zhvillohet të dielën. Shkak është bërë ajri i ndotur. Një re tymi, e shkaktuar nga zjarret në pyjet e Kanadasë, ka mbuluar rajonin e New York-ut, duke shtyrë autoritetet që t’u bëjnë thirrje rezidentëve që të reduktojnë aktivitetin fizik në ambiente të hapura e të qëndrojnë në shtëpi.
“Nëse mundeni, qëndroni në shtëpi. Nëse ju duhet të dilni, pini shumë ujë dhe mbani maskë”, – ka deklaruar dje guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul.
Cilësia e ajrit duhet të përmirësohet nga sot, ndërsa shiu që parashikohet të bjerë të shtunën mund të kontribuojë për ta eleminuar tymin.
“MetLife Stadium”, që ndodhet në East Rutherford, New Jersey, do të presë finalen, ku parashikohet të jenë të pranishëm më shumë se 80.000 tifozë. Rreth 50.000 të tjerë pritet që ta ndjekin ndeshjen në Central Park.