Thomas Tuchel ka përfunduar në syrin e ciklonit në Angli, pas humbjes në gjysmëfinalen e Botërorit kundër Argjentinës. Ai akuzohet nga të gjithë për menaxhimin taktik të ndeshjes, pas golit të avantazhit.
Trajneri gjerman ka konfirmuar se dëshiron të vazhdojë të drejtojë “Tre Luanët”. Në kontratën e tij në fakt ka një klauzolë shkarkimi nga ana e Football Association, por vetëm në rast se nuk do të shkonte të paktën në çerekfinale. Kjo Kupë Bote mund të kishte qenë ndryshe për anglezët.
Sipas “The Athletic”, në 2024-ën Federata Angleze e Futbollit kishte arritur një akord verbal për të pasur Pep Guardiolën si trajner. Më pas trajneri spanjoll vendosi të rinovonte me Manchester City, duke bërë që stoli i Anglisë t’i besohej gjermanit Tuchel.