Friday, 17. July 2026
Sport

“Është vapë dhe nuk mund të vesh dot xhaketën fatsjellëse”, presidenti i Argjentinës nuk do të jetë në finalen e madhe

GS 17/07/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka zbuluar arsyen se përse nuk do të jetë në Nju Jork të dielën.

“Do të vazhdoj t’i shikoj të gjitha ndeshjet nga Olivos”, tha Milei gjatë një interviste në një stacion radiofonik lokal në Buenos Aires, El Observador, duke iu referuar rezidencës së tij presidenciale.

Gazetari e pyeti nëse po qëndron në shtëpi sepse ishte supersticioz.

Milei e miratoi, duke vazhduar të shpjegonte një tjetër ritual të tij: “Meqenëse është ftohtë dhe nuk e ndez ngrohjen, vesh një xhaketë lëkure. Ditën e ndeshjes me Zvicrën, bëri shumë vapë. E hoqa dhe ata shënuan një gol kundër nesh. E vesha përsëri dhe nuk e hoqa më kurrë”.

Ashtu si Milei, shumica e argjentinasve janë shumë supersticioz dhe ndjekin të njëjtën rutinë nëse skuadra fiton. Disa veshin të njëjtat rroba gjatë çdo ndeshjeje, duke refuzuar të lajnë fanellat e tyre gjatë gjithë kohëzgjatjes së Kupës së Botës. Disa e shikojnë çdo ndeshje në të njëjtin vend, ose nuk lejohen ta shikojnë fare, siç mund të jetë rasti me ata që ndodhen në banjo kur Argjentina shënon. A.V.

Teilen: