FIFA po sjell një risi historike për fituesit e Kupës së Botës.
Për herë të parë, përveç ngritjes së trofeut më prestigjioz në futboll, kampionët e botës do të marrin edhe unaza speciale përkujtimore, duke ndjekur një traditë të njohur në sportet amerikane si NFL dhe NBA.
Sipas planit të FIFA-s, do të prodhohen gjithsej 30 unaza të personalizuara, të destinuara për ekipin fitues. Menjëherë pas finales, kapiteni dhe trajneri i skuadrës kampione do të pajisen me unaza të përkohshme për të shënuar triumfin, ndërsa më pas të gjitha unazat do të personalizohen dhe do t’u dorëzohen zyrtarisht fituesve në një ceremoni të veçantë.
Përveç unazave të dedikuara kampionëve, FIFA do të nxjerrë në shitje edhe 1,996 unaza të edicionit special, të cilat do të jenë të disponueshme për tifozët dhe koleksionistët.