Friday, 17. July 2026
Sport

Ballon d’Or sqaron rregullin: Edhe futbollistët jashtë Europës mund ta fitojnë çmimin

GS 17/07/2026 1 Min. Lesezeit

Organizatorët e Ballon d’Or kanë reaguar zyrtarisht për t’i dhënë fund spekulimeve rreth kritereve të çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Përmes një sqarimi në llogarinë zyrtare, është konfirmuar se lojtarët që aktivizohen në klube jashtë Europës janë plotësisht të pranueshëm për ta fituar Ballon d’Or.

Sipas organizatorëve, një kufizim i tillë nuk ekziston që nga viti 2007, duke hedhur poshtë pretendimet se futbollistët që luajnë jashtë kontinentit evropian nuk mund të shpallen fitues.

Teilen: