Jürgen Klopp do të jetë komisari teknik i Gjermanisë për katër vitet e ardhshme.
Para pak minutash Federata Gjermane e Futbollit dhe Red Bull kanë gjetur akordin, i cili i jep mundësi trajnerit që të largohet nga detyra që mbante në shoqërinë austriake.
Detajet e fundit janë duke u përcaktuar dhe mësohet se Klopp firmos kontratën e re të premten. Po në atë ditë Federata Gjermane e Futbollit ka caktuar edhe një konferencë për shtyp. A.V.
Teilen: