Tuesday, 21. July 2026
Sport

🔥 Argjentina u ktheu shpinën në momentin e ceremonisë, Olmo komenton sjelljen e turpshme

GS 20/07/2026 1 Min. Lesezeit

Finalja e Kupës së Botës la një imazh të turpshëm që do të mbetet përgjithmonë i skalitur në historinë e errët të Argjentinës.

Ndërsa Spanja merrte medaljet e Kupës së Botës dhe ngrinte trofeun, lojtarët argjentinas u kthyen shpinën lojtarëve spanjollë, duke treguar mungesë respekti ndaj kundërshtarëve të tyre në atë moment gëzimi të pastër.

Kjo ndodhi menjëherë pasi skuadra spanjolle kishte formuar një koridor  nderi ku argjentinasit kaluar kur shkuan për të marrë medaljet e tyre të vendit të dytë. Ky imazh po bëhet viral dhe të gjithë po kritikojnë sjelljen e argjentinasve.

Dani Olmo u pyet për këtë episod në zonën e mikse dhe nuk i kurseu fjalët: “Nuk na intereson. Ajo që është e rëndësishme janë vlerat që duam të transmetojmë. Ne jemi një shembull për shumë breza dhe mendoj se edhe ata duhet të jenë. Tani, do ta shijojmë”. A.V.

Teilen: